Loading…

Koreja Veriore me rregulla si duhet të qethen gratë dhe burrat (Foto)

  • 18/04/2017 | 16:24

Koreja Veriore me rregulla si duhet të qethen gratë dhe burrat (Foto)

Gratë nga Koreja Veriore të cilave iu pëlqejnë flokët e gjata apo të shkurtra të ndonjë personi të njohur, nuk guxojnë të kërkojnë nga floktari që ta qethë ashtu, sepse do t’i shkelin rregullat.


Qeveria e Koresë së Veriut ka publikuar në ilustrim me 15 modele flokësh për gra dhe meshkuj të cilat mund të kërkojnë nga floktarët, përcjellë gazetametro.net.

a

Nëpër sallone në gjithë Peninin janë paraqitur ilustrimet me modele të pranueshme, por siç shkruan Daily Mail, asnjëra nuk i ngjanë frizurës së njohur të udhëheqësit Kim Jong Un.

Gratë nga Koreja Veriore të cilave i pëlqejnë flokët e shkurtra apo të gjata të ndonjë personi të njohur, nuk guxojnë të kërkojnë nga floktari që t’i qethë në atë mënyrë, sepse do t’i shkelin rregullat.

a

Derisa vajzat mund të mbajnë balluke, gërsheta apo karfica në flokë, grave të martuara iu “rekomandohen” flokë të shkurtra ngjashëm me modelin e flokëve të  bashkëshortes së Kim’it.

Rregullat vlejnë edhe për meshkujt të cilët duhet të kenë flokët e qethura shkurt në qafë dhe zylyfet e rregulluara. Ata duhet të qethen çdo 15 ditë, dhe gjatësia e fijes nuk guxon të kalojë pesë centimetra.

aaa

Siç thekson gazeta, autoritetet në këtë vend aziatik dëshirojnë që qytetarët të mos imitojnë dukjet perëndimore. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë