Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike në Detin Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë në gadishullin Korean, bëjnë të ditur forcat e armatosura të Koresë së Jugut dhe Japonisë.
Ministria e Mbrojtjes në Tokio njoftoi se raketa ra në det, jashtë Zonës Ekonomike Ekskluzive (EEZ) të Japonisë.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, raketa u lëshua nga zona e Wonsanit.
Lëshimi vjen pak ditë pasi Pheniani i cilësoi si “të pabaza” akuzat e Seulit se minat e vendosura nga Koreja e Veriut në Zonën e Demilitarizuar (DMZ) kishin plagosur rëndë ushtarë të Koresë së Jugut.
Koreja e Veriut ka hedhur poshtë gjithashtu kërkesën e Seulit për një ndjesë lidhur me incidentin.
North Korea test-fires a ballistic missile off its east coast with range exceeding 700 km, amid heightened tensions with Seoul after land mine blasts injured three South Korean soldiers pic.twitter.com/sEud69UJMg
— TRT World Now (@TRTWorldNow) October 3, 2026