Sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) ka dëshmi që Koreja e Veriut se ka rinisur punën në këtë impiant dhe e ka vlerësuar këtë zhvillim “shumë shqetësues”, transmeton Gazeta Metro.
Raporti i IAEA që u publikua të premten ka njoftuar se nga impianti me lokacion në Yongbyon që nga muaji i kaluar ka indikacione në përputhshmëri me operimin e reaktorit bërthamor. Një dëshmi kyçe ishte përmendur lirimi i ujërave ftohëse në impiant.
Agjencia e lajmeve Reuters ka theksuar se testi i fundit bërthamor ishte kryer në vitin 2017’të në Korenë e Veriut por kjo agjenci e OKB’së nuk ka qasje në lokacion pasi u përjashtuan në vitin 2009’të. Agjencia tani shfrytëzon imazhe të satelitëve komercialë dhe metoda tjera për të monitoruar objektet.
Në raport thuhet se ka indikacione se operacionet në laboratorin radio-kimik në Yongbyoun që nga mesi i shkurtit.
“Veprimtaria bërthamore vazhdon të jetë shkak për shqetësim serioz. Për më tepër, indikacionet e reja për punën e reaktorit prej 5 megwatt dhe laboratorin radio-kimik janë tepër shqtësuese” shkruhet në raportin IAEA./gazetametro.net