Loading…

Kontrolle të rrepta për tifozët para hyrjes në ‘Air Albania’

  • 25/05/2022 | 19:50

Kontrolle të rrepta për tifozët para hyrjes në ‘Air Albania’

Futja e tifozëve të parë në stadiumin “Air Albania” ka nisur. Në orën 21:00 ekipet e Romës dhe Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’, në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar.


Kryeqyteti shqiptar është “pushtuar” nga tifozët e Romës dhe Feyenoordit, ekipe që do të përballen sonte mes tyre në stadiumin kombëtar në finalen e Conference League.

Mbështetësit e dy skuadrave janë nisur për në stadium, ku kanë filluar edhe hyrjet e para. Akomodimi i tyre në stadium ka nisur tre orë para ndeshjes në mënyrë që kur të nisë ndeshja të gjithë të kenë zënë vendet e tyre.

Tifozët e Romës dhe Feyenoord kanë nisur të hyjnë në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen finale të Conference League. Në hyrje po kryhet kontrol i rreptë nga policia, për të shmangur incidente si ato të një nate më parë, ku u plagosën 20 persona, mes tyre 12 efektivë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë