Loading…

Kontrolle të IQMT’së në tregun e qumështit: Mbyllet një operator ekonomik

  • 05/05/2026 | 20:19

Kontrolle të IQMT’së në tregun e qumështit: Mbyllet një operator ekonomik

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) dhe në bashkëpunim me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka intensifikuar kontrollet në tregun e produkteve të qumështit me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe rritjes së transparencës në treg.


“Në kuadër të këtyre aktiviteteve, janë realizuar gjithsej 7 inspektime në 4 qytete të ndryshme të Kosovës. Si rezultat, 6 raste janë aktualisht në procedurë, ndërsa 1 rast është mbyllur. MINTI rikujton të gjithë operatorët ekonomikë që veprojnë në fushën e prodhimit, importit, distribuimit dhe shitjes së produkteve të qumështit se janë të obliguar të respektojnë kërkesat ligjore në fuqi, përkatësisht Ligjin nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligjin nr. 2004/18 për Tregtinë e Brendshme”, thuhet në njoftimin e MINTI-t.

Në këtë kontekst, theksohet se çdo produkt duhet të ketë deklaracion të qartë, të lexueshëm dhe të dukshëm në gjuhët zyrtare, duke specifikuar saktë përbërjen e tij, përkatësisht nëse është: produkt me bazë shtazore (100%) (dairy),  produkt me bazë bimore (plant-based), apo produkt me bazë të qumështit pluhur.

Subjektet që ushtrojnë shitje me pakicë janë të obliguara të sigurojnë ndarjen dhe prezantimin e qartë të produkteve në rafte, sipas kategorive përkatëse: produkte me bazë shtazore,  produkte me bazë bimore, produkte me bazë të qumështit pluhur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë