Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje Visar Ymeri, në seancën e sotme të kuvendit ka folur për kontratën e nënshkruar në mes PTK’së dhe kompanisë Z mobile, duke e cilësuar atë kriminale.
Ymeri kërkuar hetime lidhur me këtë çështje duke thënë se licencimi i paligjshëm i telefonisë së Serbisë në Kosovë dhe zhvatja e PTK’së është i lidhur me klanin pronto.
“Historia e kontratës kriminale mes PTK-së dhe Z mobile, teksa çdo kush me mendje normale do të priste shkëputjen e kësaj kontrate, ndodh e kundërta. Kjo kompani me eksponentë të pushtetit, duhet të hetohet, që përfundoi me një fitim me klanin pronto përfaqësuar nga kompania Devolli’, tha Ymeri./gazetametro.net