Loading…

Mashtroi se do i dërgonte në Evropë, arrestohet i dyshuari

  • 30/01/2017 | 13:47

Mashtroi se do i dërgonte në Evropë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Merdare, nën dyshimin se ka kontrabanduar migrantë.


Policia njofton se gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit, janë gjetur tre persona, shtetas të Kosovës, të cilëve i dyshuari u kishte premtuar se do t’i dërgonte në shtetet e Bashkimit Evropian, transmeton gazetametro.net.

I dyshuari ua kishte marrë nga 2500 deri 3500 euro për t’i dërguar në vendet e BE-së.

“Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme 5885 €”, thuhet një njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, viktimat pas intervistimit janë liruar, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar vetura dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë