Loading…

Konsulli që u shkarkua nga Gërvalla: Vendimet ishin nënshkruar nga ajo e jo sekretari, kjo i bie hakmarrje

  • 28/03/2022 | 14:09

Konsulli që u shkarkua nga Gërvalla: Vendimet ishin nënshkruar nga ajo e jo sekretari, kjo i bie hakmarrje

Ish konsulli i Kosovës në Gjermani, Blerim Camaj, ka reaguar  për shkarkimin e tij nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku përveç tij u shkarkuan edhe dhjetëra diplomatë e konsuj të tjerë, shkruan Gazeta Metro.


Camaj, përmes një postimi në Facebook, tha se ministrja Gërvalla nën pretekstin se janë pranuar me vendim arbitrar ka shkarkuar atë dhe disa kolegë të tij.

Tutje ai shtoi se nuk ka pasur kurrë diçka arbitrare në procesin e pranimit të tij dhe kolegëve tjerë, dhe që nga viti 2011 ai mbante këtë pozitë ku asnjë qeveri as ministri përveç kësaj të fundit, nuk vendosi shkarkimin e tij.

‘’ Unë dhe kolegët e mi u jemi futur të gjitha procedurave të konkursit dhe i kemi kaluar ato. Pastaj jemi ftuar të fillojmë punën në misionet diplomatike apo konsullore ku ne ishim caktuar. Pra, pjesë e MPJ të Republikës së Kosovës së bashku me kolegët e mi të shkarkuar jam tash e 10 vite. Kjo i bie që deri më tani së bashku me ta kam kaluar diku 6 apo 7 ministra pa vërejtur joligjshmëri. Vetëm ministrja Gërvalla-Schëarz mer një vendim shkarkimi grupor me arsyetimin se nuk ishin ndjekur procedurat e konkursit, e që në fakt është thjesht gënjeshtër’’, shkroi Camaj.

Ai tha se edhe ecuria e shkarkimit ishte interesante.

‘’Para më pak se një muaj MPJD kishte hapur njoftimin për diplomatët e karrierës për shprehje interesi për shërbim në misione, nga to disa vende për Konsuj të Përgjithshëm. Si pjesë e MPJD, pas kthimit nga misioni i fundit dhe një kohe shërbimi në MPJD – sikur që kërkonte rregulla – ne kishim shprehur interesin me shkrim për shërbim të jashtëm në misionet e caktuara. Por në vend të përgjigjes për çka kishim shprehur interes, ne morëm vendimet arbitrare të shkarkimit, për çudi, me nënshkrimin e ministres Gërvalla-Schëarz e jo të sekretarit të përgjithshÄ—m, sikur që thotë ligji’’.

E kjo sipas Camajt, e konfirmon dyshimin e një vendimi hakmarrës politik të ministres Gërvalla./gazetametro.net

Postimi i plotë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë