Loading…

Konkursi për drejtor menaxhues të KEK: Njazi Thaçi në garë për këtë post

  • 07/09/2018 | 18:12

Konkursi për drejtor menaxhues të KEK: Njazi Thaçi në garë për këtë post

Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues në KEK, Njazi Thaçi, do të garojë për marrjen e këtij posti.


Është shpallur, për herë të tretë, konkursi për drejtor menaxhues për KEK, transmeton gazetametro.net

Për postin e drejtorit menaxhues të KEK do të garojë dhe ushtruesi aktual i detyrës së drejtorit menaxhues, Njazi Thaçi.

Thaçi ka thënë se do të jetë në garë për këtë post sepse ka qenë në ndërmarrje që nga viti 2007 dhe se i plotëson kushtet për të qenë drejtor menaxhues i kësaj ndërmarrjeje publike.

“Jam pjesë e menaxhmentit të KEK-ut që nga viti 2007, jam pjesëmarrës në vendim marrje nga 2007 e deri më sot, që KEK ka arrit një performancë që e ka sot. Kam të mbaruar studimet në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në fakultetin Politeknik të Tiranës, studime pesë vjeçare. I plotësoj të gjitha kriteret që janë dhënë në konkursin e shpallur publik dhe besoj që do të konkurroj. I kam të qarta të gjitha objektivat që KEK-ku ka me shkuar në të ardhmen dhe besoj që i plotësoj kriteret e parapara. Mbetët përgjegjësi e Bordit të Drejtorëve të vendos se kush është më i miri”, ka thënë Thaçi.

“Para se me qenë Ushtrues detyre i drejtorit menaxhues të KEK-ut, nga viti 2011 jam drejtor operativ i KEK-ut, që nënkupton drejtor teknik, dhe i kam parë të gjitha sfidat dhe objektivat që KEK-u ka me shkuar në të ardhmen. Besoj që i plotësoj të gjitha kriteret e parapara… Normalisht se është përgjegjësi e madhe, e kuptoj përgjegjësitë dhe objektivat të cilat janë, por kam kapacitetin si intelektual, e njerëzor dhe moshën që ma lejon të sfidohem në të ardhmen”, ka thënë ai.

Thaçi në një bisedë për KosovaPress ka shtuar se angazhimi i tij çdo herë ka qenë që KEK të ketë performancë të mirë, që thotë se ka ndodhur në vitet e fundit.

“KEK-u në vazhdimësi ka performuar jashtëzakonisht mirë, i keni statistikat që nga viti 1985, kur fillimisht është lëshuar “Kosova B” . Në vitin 1985 kur blloqet e Termocentralit “Kosova B” kanë qenë të reja, i kemi pasur 100 rënie të pa planifikuara, ndërsa sot në vitin 2018 më së shumti janë 30 rënie të pa planifikuara”, ka thënë Thaçi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë