Loading…

Konkurs për 22 kadetë të ri në FSK

  • 08/05/2017 | 09:39

Konkurs për 22 kadetë të ri në FSK

Konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të shpallet me 22 maj 2017.


Këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësi i FSK’së Ibrahim Shala, ndërsa numri i kadetëve që do të pranohen këtë vit, do të publikohet në konkurs.

Të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbushur moshën 18 vjet pa dallim etnie apo religjioni.

Ata mund të hyjnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi të kenë plotësuar kriteret e përzgjedhjes. Përzgjedhja do të bazohet në gjendjen shëndetësore dhe fizike, merita dhe në nevojat e prioritetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në përfundimin me sukses të procedurës së miratuar të kontrollit të sigurisë. Ky punësim do të konfirmohet pas përfundimit të stërvitjeve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë