Loading…

Konjufca zbulon sondazhin e fundit që ka bërë një parti: Do kemi diku 50 deputetë

  • 28/10/2020 | 22:25

Konjufca zbulon sondazhin e fundit që ka bërë një parti: Do kemi diku 50 deputetë

Anëtari i Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se në sondazhin e fundit partia që përfaqëson ai po prinë e para në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Konjufca ka thënë se në sondazhin e fundit që e ka bërë një parti tjetër dhe jo ata, Vetëvendosje ka mbi 40% apo diku 50 deputetë.

Ai thotë se në bazë të këtij sondazhi një qeverisje e mirë do ishte me Vjosa Osmanin dhe pakicat.

“I fundit që e ka bërë një parti politike ka dal mbi 40%, me deputetë jemi diku 50 deputetë”, tha Konjufca, transmeton Gazeta Metro.

“Në bazë të këtij sondazhi po të bëhej një koalicion me Vjosën dhe pakicat, do kishte qenë një qeverisje ma e qartë”, tha Konjufca në Prime Time në Kanal 10, transmeton Gazeta Metro.

Ndryshe, Konjufca tha se qytetarët do t’i japin shansin edhe njëherë VV’së për të qeverisur me Kosovën.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë