Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca gjatë seancës së Kuvendit, ka folur rreth gjendjes aktuale të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.
Ai ka theksuar se shkarkimi i Agron Selimajt ka ardhur pas një auditimi nga Naim Ibrahimaj, i cili sipas Konjufcës i ka zbuluar dy gjëra të rrezikshme për AKI-në.
“Naim Ibrahimaj është një zyrtar i rëndësishëm dhe shumë profesional. Ai ka zbuluar se në AKI janë keqpërdorur 246 mijë euro, kurse keqpërdorimi i dytë është se janë punësuar tetë persona pa asnjë test dhe pa konkurs. Kur e shohin çka ka ndodhur në AKI, vendoset të shkarkohet Agron Selimaj dhe auditori, Naim Ibrahimaj”, u shpreh deputeti Glauk Konjufca në foltoren e Kuvendit.