Përderisa po zhvillohet seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, nuk është se deputetët po e dëgjojnë njëri-tjetrin edhe aq, e për këtë i pari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u ka tërhequr vërejtjen, shkruan Gazeta Metro.
Ishte deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha, e cila po fliste rreth ligjit për arkivat shtetëror, kërkoj që deputetet të disiplinohen meqë kolegët e saj nuk po e dëgjonin.
E Konjufca thumboi deputetët e tij duke thënë se mendon që janë mjaftueshëm të rritur që t’ua tërheqë vërejtjen vazhdimisht për më shumë disiplinë.
“Po më vjen keq me ua tërheqë vërejtjen sepse Konsideroj që jemi të rritur në moshë”, tha Konjufca./gazetametro.net