Loading…

Konjufca: SHBA dhe BE t’i reagojnë Serbisë për ndalimin e kosovarëve

  • 06/03/2020 | 22:44

Konjufca: SHBA dhe BE t’i reagojnë Serbisë për ndalimin e kosovarëve

Autoritetet e Serbisë po vazhdojnë me praktikën e ndalimit dhe arrestimit të shtetasve kosovarë. I fundit që u arrestua ishte shtetasi kosovar Nezir Mehmetaj, për arrestimin e të cilit autoritetet serbe nuk dhanë ndonjë arsye.


Të premten, autoritetet e Serbisë ia kanë vazhduar paraburgimin Nezir Mehmetajt.

Për këtë ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka kërkuar që SHBA dhe BE të reagojnë ndaj Serbisë.

“Autoritetet serbe i kanë vazhduar paraburgimin kosovarit Nezir Mehmetaj i cili fillimisht është ndaluar në Merdare derisa po kalonte në janar të 2020-ës. Ministria e Jashtme e Kosovës thërret partnerët ndërkombëtarë, SHBA-në dhe BE-në që të kërkojnë nga Serbia ta ndalë këtë praktikë”, thotë Konjufca.

Mehmetaj është arrestuar dy muaj më parë në Serbi derisa po kthehej në Kosovë, nën dyshimet për krime të luftës.

Ai jeton në Zvicër, por ishte me pushime në Kosovë. Ditën kur u arrestua ai kishte dërguar në Beograd nënën e tij për shërim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë