Loading…

Konjufca për tërheqjen e mjeteve nga Trust: Dëmton skemën pensionale

  • 22/06/2022 | 21:06

Konjufca për tërheqjen e mjeteve nga Trust: Dëmton skemën pensionale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka komentuar ndërprerjen e sotme plenare ku pritej votimi i projektligjit për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të qytetarëve nga Trusti.


Ai në Context të ATV-së e ka quajtur të gabuar idenë e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, pasi me këtë do të dëmtohej edhe skema e mjeteve pensionale.

“Me këtë shkatërrohet Trusti. Heqja e qindra miliona eurove të Trustit do të dëmtojë skemën, por edhe besueshmërinë e Kosovës në skenën ndërkombëtare”, ka thënë ai duke shtuar se shpërndarja e mjeteve të Trustit do të ishte me efekt shumë të vogël për qytetarët.

I pyetur se a do të ketë pasoja politike për Lëvizjen Vetëvendosje nëse nuk kalon projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti, Konjufca tha se mendon se nuk do të duhej të ndëshkoheshin deputetët.

Konjufca ka treguar se ai personalisht nuk kishte tërhequr herën e kaluar 10 për qind të mjeteve të Trustit gjatë krizës me pandeminë koronavirus.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë