Loading…

Konjufca në SHBA: Pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan dhe të DASH

  • 27/03/2023 | 22:51

Konjufca në SHBA: Pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan dhe të DASH

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka filluar vizitën zyrtare disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), e cila realizohet me ftesë të Kongresit Amerikan, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli.

Ai ka thënë se Konjufca do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci, që do të mbahet më 28-30 mars, si dhe në pritjen që Parneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera.

”Krahas pjesëmarrjes në aktivitetet e Samitit, është paraparë që Kryetari i Kuvendit të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan dhe të Departamentit të Shtetit, si dhe me përfaqësues politikë të shteteve të tjera, duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës,” ka shkruar Kërçeli.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë