Loading…

Konjufca, Llukës: Pas disa vitesh, qytetarët kanë mi la rrobat në dorë për shkak të rrymës

  • 17/04/2019 | 17:01

Konjufca, Llukës: Pas disa vitesh, qytetarët kanë mi la rrobat në dorë për shkak të rrymës

Deputeti i VV’së, Glauk Konjufca, i ka thënë ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukës, se pas disa vitës, shqiptarët do t’i pastojnë rrobat me dorë, për shkak të çmimit të rrymës, transmeton Gazeta Metro.


Konjufca, në seancën plenare ku po diskutohet për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, i tha ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukës se me nënshkrimin e kontratës për termocentralin Kosova e Re, pas disa viteve do të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike në vend.

Sipas tij, si pasojë e nënshkrimit të kësaj kontrate, qytetarët nuk do të lëshojnë as lavatriqen për të larë rrobat, për shkak të çmimit të lartë të energjisë.
Konjufca tha më tej se prishja e kontratës për termocentralin Kosova e Re do të ishte zgjidhja më e mirë.

“Në vitin 2030 çmimi i energjisë elektrike ka mu ngrit. Do të krijosh një situatë në Kosovë që qytetarët nuk kanë me leshu makinën me la rroba, po kanë mi la në dorë.

Kur ngritët çmimi i energjisë elektrike kanë mu ngrit edhe gjitha çmimet tjera.

Me mujt me prish këtë kontratë e me pagu 20 milionë euro ka me qenë zgjedhja më e mirë”, tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë