Loading…

Konjufca i kundërpërgjigjet Escobarit: ‘Nëse presidentja e kryeministri nuk e nënshkruajnë Asociacionin, nuk ka fuqi që e krijon’

  • 09/02/2023 | 07:42

Konjufca i kundërpërgjigjet Escobarit: ‘Nëse presidentja e kryeministri nuk e nënshkruajnë Asociacionin, nuk ka fuqi që e krijon’

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigj të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke thënë se nëse presidentja e kryeministri nuk e nënshkruajnë Asociacionin, nuk ka fuqi që e krijon atë, shkruan Gazeta Metro.


Escobar ditë më parë tha se  nuk ka shumë rëndësi nëse Kurti e pranon apo jo Asociacionin, pasi që e njëjta nuk është marrëveshje mes tij dhe Serbisë, por është mes Serbisë dhe Kosovës.

“Sido që të shkoni përpara nën patronazhin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, do të keni një Asociacion [të komunave me shumicë serbe]. Prandaj them gjithmonë se do të zbatohet në një moment. Pranon apo jo obligimin ligjor qeveria aktuale në Kosovë nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj të them se do të ndodhë. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit. Nuk ka asgjë për ta bërë këtë”, shtoi Escobar.

I pyetur për këtë deklaratë, Konjufca ka thënë se pa presidenten dhe kryeministrin, nuk mund të krijohet Asociacioni.

“Nëse presidentja e kryeministri nuk e nënshkruajnë Asociacionin, nuk ka fuqi që e krijon”, tha ai në T7.

“Jo fuqi kështu forcë. Por asnjë fuqi demokratike e politike”, shtoi Konjufca./gazetametro.net

Escobar i ashpër me Kurtin: Asociacioni s’është mes tij e Serbisë, pranoi ose jo qeveria, ai do zbatohet

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë