Loading…

Konjufca: Haradinaj e Limaj ju dorëzuan PDK’së, janë bërë bisht i Hashim Thaçit

  • 04/09/2018 | 11:34

Konjufca: Haradinaj e Limaj ju dorëzuan PDK’së, janë bërë bisht i Hashim Thaçit

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka thënë se kryeministri Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Limaj janë bërë bisht i presidentit Thaçi, sipas tij AAK dhe Nisma janë dorëzuar karshi PDK’së.


Konjufca tha se seanca e thirrur nga opozita do të mbahet dhe se do të dëgjohen diskutimet e tyre, ai projektin politikë të Haradinaj e ka quajtur të turpshëm.

Konjufca e quan dorëzim të AAK-së dhe Nismës karshi PDK-së.Sipas tij lakmia e madhe për pushtet dhe kërcënimi i PDK-së e kanë sjellur në këtë gjendje kryeministrin Haradinaj, shkruan gazetametro.net

“Sot çka kemi pa është vagonët që do t’i shtohen Hashim Thaçit në negociatat me Serbinë. Duke u bërë bisht i Hashim Thaçit duke shkuar në Bruksel me gjysmën e spektrit politik, përkundër që ne i refuzojmë vendet e rezervuara, këtu nuk po ndryshon kurgjo. Nuk kam dyshim që kufijtë e Kosovës nuk do të hapen. Do të shkojë t’i hap kufijtë me Serbinë. Kjo është ditë e pikëllushme për Kosovën këta do të shkojnë vetëm me ia bë agjenden Thaçit, jo me mbrojt Kosovën”, tha Konjufca./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]ro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë