Loading…

Kongresisti amerikan: Të krijohet sa më parë Qeveria e re në Kosovë

  • 15/12/2019 | 09:04

Kongresisti amerikan: Të krijohet sa më parë Qeveria e re në Kosovë

Mosarritja e marrëveshjes për koalicion qeverisës midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të reagojnë edhe ndërkombëtarët. Së fundmi kongresisti amerikan, Eliot Engel ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, i cili bëri thirrje që të krijohet sa më parë Qeveria e re e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Engel tha se sa më shumë që zvarritet formimi i Qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës.

‘Sa më tepër që të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës. Rri me shpresë dhe pres që partitë fituese të formojnë koalicionin sa më shpejt, të tregojnë që Kosovë është shtet demokratik’, ka thënë Engel.

Engel tutje shtoi se shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duhet ta bëjnë atë sa më shpejt.

‘Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet që ta njohin sa më parë’, ka përfunduar Engel. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë