Lideri i shumicës në Senat Mitch McConnell ka refuzuar planin për kthimin emergjent të Senatit për të mbajtur seancën gjykuese të artikujve për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, transmeton Gazeta Metro.
Doug Andres, sekretari për media i senatorit McConnell ka konfirmuar një raport se republikani nga shteti i Kentucky nuk do të miratoj një lëvizje të tillë të mërkurën.
Can confirm —> https://t.co/l2U1WlyQSF
— Doug Andres (@DougAndres) January 13, 2021
Pa një seancë emergjente, Senati pritet të kthehet në seancë me 19 janar, kështu që vendimi i McConnell veç sa nuk e hedh e poshtë përpjekjen e nisur nga demokratët për shkarkimin e tij para se presidenti i zgjedhur Joe Biden të inaugurohet me 20 janar. Gjyqi për artikujt e shkarkimit ka pak gjasë të përfundoj për aq pak kohë.
Demokratët kanë propozuar që të mbajnë gjykimin edhe pas inaugurimit të Joe Biden.
Michael Luttig, një ish gjykatës një Gjykatën e Apeleve të SHBA ka vlerësuar këtë ide të martën si të pakuptimtë duke theksuar se largimi i një presidenti pasi ka lënë zyrën si jo kushtetuese, ka thënë ai për gazetën amerikane The Washington Post.
Kjo është hera e dytë presidenti amerikan Trump votohet për të gjykuar për shkarkim, i par në historinë amerikane./gazetametro.net