Loading…

Kongresi i Radikalëve Serbë zgjedh Sheshelin kryetar

  • 04/05/2019 | 18:04

Kongresi i Radikalëve Serbë zgjedh Sheshelin kryetar

Me simbole e fjalime nacionaliste serbomëdha, në Hërtkovci, fshat në Vojvodinë nga i cili janë dëbuar me dhunë kroatët, është mbajtur Kongresi i dhjetë i Partisë Radikale serbe, njofton b92, transemton Gazeta Metro.

Në Kongres, kryetar i radikalëve sërish është zgjedhur Vojislav Shesheli, i njohur me qëndrimet e tij antishqiptare dhe dikur bashkëpunëtor i afërt i diktatorit Slobodan Milosheviq.

Tubimi më i lartë i radikalëve serbë filloi me ekzekutimin e himneve të Serbisë e të Rusisë.

Para fillimit u kënduan këngët “Ko to kaže, ko to laže Srbija je mala”, “Sprem’te se, sprem’te”, (Kush po thotë, kush po gënjen që Serbia është vogël, Përgatituni, përgatituni), me të cilat ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe shkonin nëpër luftërat pushtuese nëpër ish-Jugosllavi e edhe në Kosovë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë