Loading…

Konfiskohen rreth 30 kg drogë në Merdare

  • 28/03/2018 | 23:11

Konfiskohen rreth 30 kg drogë në Merdare

Policia e Kosovës sonte ka kapur 27 kilogramë drogë, në piken doganore në Merdare. Droga ishte duke u transportuar nga Kosova për në territorin e Serbisë, ndërsa dy persona janë arrestuar si të dyshuar për bartje të drogës.


‘Policia e Kosovës, respektivisht njesitet antidrogë, pas angazhimeve të vazhdueshme në rrugë hetimore dhe operative, në bashkpunim me njesitet relevante, sonte pasdite me datë 28.03.2018, në Merdare, në dalje të Republikes së Kosovës për në Serbi, gjatë realizimit të nje operacioni policor ka ndaluar një veturë të dyshimtë dhe pas kontrollit të detajuar me njesitet kompetente dhe atyre doganore, ka gjetur dhe konfiskuar sasi të konsideruesheme të substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sasia e drogës do të saktësohet pas matjes përfundimtare, megjithatë sipas vlersimeve fillestare aty gjendet sasi rreth 27 kg drogë të konfiskuar.

Dy persona të dyshuar se janë të involvuar në rast janë arrestuar nga Policia dhe veprime tjera bazuar në procedura ligjore janë në proces. Policia mbetet e perkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negativ në vend dhe në veçanti luftë e pakompromis do të zhvillohet kundër trafikimit me substanca narkotike,’ thuhet në komunikatën e Policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë