Loading…

Konfiskohen produkte ushqimore me afat të skaduar në Ferizaj

  • 31/12/2019 | 12:38

Konfiskohen produkte ushqimore me afat të skaduar në Ferizaj

Inspektorati i Komunës së Ferizajt, gjatë një aksioni disa ditor ka arritur të identifikojë dhe konfiskojë një sasi të konsiderueshme të produkteve ushqimore, pijeve alkoolike dhe produkteve të vajit me afat të skaduar, transmeton Gazeta Metro.


Kreu i Inspektoratit të Komunës, Ridvan Berisha ka njoftuar se ky kontroll është shtrirë në gjithë territorin e Ferizajt, ku janë konfiskuar një sasi produktesh pa afat, të cilat mund të paraqesin rreziqe për shëndetin e njeriut.

Prandaj, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Berisha njoftoi se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i proceduar këto subjekte afariste sipas rregullativës ligjore në fuqi.

Berisha bën apel te qytetarët që të kenë kujdes në blerjen e produkteve të tilla, ku paraprakisht të verifikojnë afatin e përdorimit.

Tutje, koordinatori Berisha tha se mashtrime janë hasur edhe në çmime, për të cilat theksoi vendosmërinë e institucionit që drejton që t’i procedoj sipas ligjit të gjitha këto raste. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë