Policia e Kosovës, gjatë një aksioni ka konfiskuar 243 kg substancë narkotike, marihuanë dhe kanë arrestuar pesë persona të dyshuar.
Policia e Kosovës, sot mbajti konferencë për të preznatuar rezultatet e operacionit në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.
Ky operacion ka filluar më 16 dhjetor menjëherë pas marrjes së infomacioneve fillestare.
Sipas Bahri Shalës nga Policia, të dyshuarit drogën kanë pasur për qëllim ta drejtojnë ka perëndimi konkretisht për në Zvicër.
Operacioni  është zhvilluar në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, dhe me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, të arrestuarve u janë shqiptuar masat e ndalimit./gazetametro.net/