Loading…

Konfiskohen mbi 10 kg lëndë narkotike në Vermicë

  • 05/01/2017 | 14:06

Konfiskohen mbi 10 kg lëndë narkotike në Vermicë

Mbrëmë rreth orës 23:40, në Vermicë Policia e Kosovës ka konfiskuar 10 kg lëndë narkotike, transmeton Gazeta Metro.


Konfiskimi ka ndodhur pasi policia ka vërejtur një person të dyshuar afër rrethojës së autostradës dhe në afërsi një veturë të ndaluar me targa gjermane. Patrulla policore gjatë kontrollit të personit, të veturës dhe hapësirës përreth gjen një çantë me 20 qese substancë e dyshuar e llojit marihuanë.

Sasia e substancës narkotike e gjetur është: 10 kg e 068 g. Gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarit, i njëjti tenton t’u ofrojë 100 euro mito zyrtarëve policorë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari B.M, lindur më 1987, mashkull shtetas i Kosovës, dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

Po ashtu, policia sekuestron si provë materiale: substancën narkotike (10 kg e 068 g.), veturën e të dyshuarit dhe dy kartëmonedha nga 50 euro./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë