Loading…

Konfiskohen barna pa banderolë në barnatoret e Prizrenit

  • 27/02/2017 | 20:14

Konfiskohen barna pa banderolë në barnatoret e Prizrenit

Dyshimet e ngritura për veprimtari të kundërligjshme në sektorin farmaceutik kanë rezultuar me konfiskim të rreth 800 pakove me produkte farmaceutike në rajonin e Prizrenit.


Aktiviteti është zhvilluar nga njësitet e doganës, bashkë me policinë e Kosovës, ku pas inspektimit në disa lokacione, në njërin nga subjektet afariste janë gjetur barna të llojeve të ndryshme.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë se edhe vendi ku janë gjetur ato ka qenë i papërshtatshëm për specifikat që kanë këto produkte.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin por ka thënë se nuk ka të arrestuar. Televizioni ka kontaktuar edhe me inspektoratin farmaceutik, të cilët kanë deklaruar se janë në dijeni por se lënda është në procedurë.

Këto produkte farmaceutike janë me origjinë të ndryshme, disa prej të cilave janë të pajisura me banderola të Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë