Policia e Kosovës, njësiti policor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)-Pejë, pas një pune operativo-hetimore disa ditore, ka arritur të sigurojë informacione të sigurta se një i dyshuar posedon substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.
Pas kontrolleve në pronën e të dyshuarit Policia ka gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provës materiale: 18 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë: 8 kg e 319.6 gr.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Z. K., lindur më 1967, mashkull, shtetas i Kosovës, dërgohet në ndalim policor për 48 orë.
Po ashtu Policia sekuestron si provë materiale: Një peshore digjitale, një brisk, lidhëse plastike, foli najloni të tejdukshëm për paketim, qese plastmasi, formati 300×400 për paketim dhe një telefon./gazetametro.net
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC