Policia e Kosovës ka konfiskuar armë në tre lokacione në rajonin e Gjilanit.
Njësitë policore duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, 2 karikatorë të zbrazët, 25 copë fishekë dhe 9 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në fshatin Manishincë të Artanës, i dyshuari ka raportuar se posedon armë. Njësiti policor në shtëpinë e tij ka konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me 15 fishekë të kalibrit 7.62mm. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton gazetametro.net.
Në Kamenicë është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë M-48 dhe një revole CZ. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /gazetametro.net.