Loading…

Konfirmon Policia: Kemi informacion për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit

  • 08/06/2017 | 12:20

Konfirmon Policia: Kemi informacion për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka informacion për vrasjen e një kosovari në Siri. E, nga raportimet që së pari i bëri gazetametro.net, ai kuptohet se është Lavdrim Muhaxheri.


Mirëpo, Policia heziton të jap detaje pasi, siç arsyetojnë ata, nuk kanë informacion zyrtar për shkak të situatës në Siri.

‘Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar në Siri, i cili është nga Kosova. Mirëpo, referuar situatës në Siri, PK nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij’, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, për gazetametro.net.

Ndryshë, Metro mbrëmë raportoi ekskluzivisht për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit nga trupat amerikane. Këtë më pas e konfirmuan edhe familjarë të tij.

Muhaxheri ishte komandant i shqiptarëve në grupin terrorist ISIS, dhe luftonte atje që nga 2014’a. Për vrasjen e tij u raportua edhe dy herë të tjera duke u referuar mediave ndërkombëtare, por ato dolën të pasakta. Por mbrëmë, më 7 qershor, Muhaxheri mbeti i vdekur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë