Loading…

Konfirmon Policia e Kosovës, aktori i ‘Stupcave’ është në stacion policor

  • 10/05/2018 | 09:57

Konfirmon Policia e Kosovës, aktori i ‘Stupcave’ është në stacion policor

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e aktorit të ‘Stupcave’, Mensur Safçiut, dhe i njëjti tani gjendet në stacion policor.


Është Flora Ahmeti nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës që e konfirmoi për Gazetën Metro arrestimin e aktorit në rrugën ‘Ahmet Krasniqi.

“Po në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë rreth orës 08:00 është arrestuar një person. Aktualisht personi është në stacion në intervistim. Për momentin nuk mundem të ju jap asnjë informacion shtesë. Pasi të përfundoj intervistimi i personit ne do t’ju japim detaje shtesë”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë, në fotografitë e publikuara shihet se policia kishte bllokuar rrugën për ta kontrolluar veturën e aktorit. Ndërkaq ende nuk dihet arsyeja e arrestimit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë