Loading…

Konfirmon Haradinaj: Po, patëm një darkë të tensionuar me Thaçin te Pacolli

  • 21/11/2018 | 17:19

Konfirmon Haradinaj: Po, patëm një darkë të  tensionuar me Thaçin te Pacolli

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka konfirmuar sot se së fundmi pati një darkë me bisedë të tensionuar me presidentin, Hashim Thaçi. Mediat në Kosovë kanë raportuar për darkën “me helm” që është ngrënë në shtëpinë e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli. Ky i fundit e kishte quajtur lajm të pavërtetë. Haradinaj e thotë të kundërtën.


Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se darka nuk ishte e qetë për shkak se në tavolinë ai e Thaçi kishin diskutuar për idenë e korrigjimit të kufijve.

”Kemi pasur një darkë me Presidentin Thaçi. Patëm rast të bisedojmë gjatë, kishim një bisedë herë me tensione herë të zakonshme. Këto qëndrime ia kam paraqitur edhe ndërkombëtarëve. Besoj se qëndrimet tona i dijnë të gjithë, s’ka ndryshime”, ka thënë Haradinaj.

Përplasja në mes kryeministrit Haradinaj dhe presidentit Thaçi nisi që në bërjen publike të idesë për mundësinë e korrigjimit apo ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë