Loading…

Konfirmohet: Sot Gjykata merr vendim për Milaim Zekën

  • 27/09/2018 | 10:40

Konfirmohet: Sot Gjykata merr vendim për Milaim Zekën

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka do të dal sot para gjykatës në ora 13 e 15, ku pritet të vendoset për masën e paraburgimit prej 30 ditëve sipas kërkesës së prokurorit apo lirimin e tij.


Prokurori i rastit, Rexhep Maqedonci ka konfirmuar për Insajderin se vendimi pritet të merret për Zekën sot në mesditë.

Zeka ishte arrestuar gjatë ditës së djeshme për shkak se kishte kërcënuar prokurorin i cili ka ngritur aktakuzë ndaj tij për mashtrim të 927 kosovarëve me viza pune në Gjermani si dhe për shmangie të tatimit.

Ai kishte thënë se prokurorin Afrim Shefkiun do ta ndjekë me gjyq dhe me kanun privatisht.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tem me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”, kishte thënë Zeka.

Prokurori Rexhep Maqedonci, më herët kishte deklaruar se Zeka është arrestuar për shkak se “duhet me ia ndal turrin”.

“Kemi pas frik mos pe merr Kanunin në dorë, me marrë në dorë, na bën kahre. Xhemal Abria ka vdek, tash s’ka kush na merr vesh me të. E për këtë e kemi arrestuar me ja ndal turrin”, është shprehur prokurori.

Në anën tjetër avokati i Zekës e ka konsideruar si të paarsyeshëm arrestimin e klientit të tij.

“Vendimi është komplet i pabazuar në dispozita ligjore dhe gjendjen faktike. Në bazë të nenit për kanosjen ajo duhet të jetë kundër jetës dhe trupit dhe serioze në mënyrë që duhet ta bind të dëmtuarin që do t’i ndodhë një e keqe. Në këtë rast këto nuk kanë ndodhur”, kishte deklaruar Halilaj.

Zeka së bashku me ish partnerin e tij të biznesit janë duke u përballur me drejtësinë për shkak se sipas prokurorisë ata kanë mashtruar 927 kosovarë me viza pune në Gjermani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë