Sulmuesi brazilian Vinicius Junior bëri të ditur se synon të vazhdojë karrierën te Real Madrid, duke konfirmuar se rinovimi i kontratës është në plan.
Sipas raportimeve të ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, lojtari ndihet i qetë dhe negociatat me klubin po ecin pozitivisht.
“Në kohën e duhur do të rinovoj dhe do të qëndroj këtu për një periudhë të gjatë. Real Madridi është klubi i ëndrrave të mia. Kam edhe një vit kontratë, por jam shumë i qetë. Kam besimin e presidentit Florentino Perez”, deklaroi ai.
Ndërkohë, skuadra madrilene po përgatitet për sfidën e rëndësishme ndaj Bayern Munich në kuadër të UEFA Champions League, e cila zhvillohet të martën në mbrëmje.