Loading…

Konfirmohet nga kryeministria: Kurti nesër do të takohet me Lajcak

  • 05/12/2022 | 22:14

Konfirmohet nga kryeministria: Kurti nesër do të takohet me Lajcak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të takohet me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.


Takimi pritet të nis në ora 09:00, dhe kjo është konfirmuar nga Zyra për Komunikim Publik nga Qeveria e Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák”,thuhet në njoftim.

Ndryshe Lajçak sot ka zhvilluar takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim, Lajçak theksoi se është diskutuar për të pagjeturit, dialogun si dhe kthimin e përfaqësuesve serb në institucionet e Kosovës.

“Në Beograd sot diskutova rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të dialogut. Ne folëm edhe për çështje aktuale, duke përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione të Kosovës, Udhërrëfyesin e Energjisë si dhe personat e zhdukur”,deklaroi Lajçak.

Pas zhvillimeve të shumta në veri të Kosovës dhe dorëheqjeve të njëpasnjëshme të përfaqësuesve serb në institucionet e Kosovës, nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kërkuar vazhdimisht që çdo situatë e krijuar në mes dy shteteve të zgjidhet përmes dialogut.

Lajcak e Dacic flasin për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë, ‘do të mundohemi’ tha kryediplomati serb

Lajcak jep detaje nga takimi me Vucic në Beograd, tregon temat të cilat i diskutuan

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë