Loading…

Konfirmohet marrëveshja e LDK-së me PDK-në dhe Nismën, në pritje të fjalës së Haradinajt

  • 23/02/2018 | 10:44

Konfirmohet marrëveshja e LDK-së me PDK-në dhe Nismën, në pritje të fjalës së Haradinajt

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me PDK-në dhe Nismën për draftin e ligjit që do ta votojë dhe presin që edhe AAK të pajtohet me atë draft.


Ai në hollin e Kuvendit tha se sot pret që seanca të zhvillohet normalisht dhe mos të jenë skenat e gazit

Sipas tij, koalicioni duhet të punojë t’i ketë 61 vota dhe me 27 të LDK-së, do të kalojë demarkacioni me Malin e Zi.

Ai shtoi se në nenin 3 të draft ligjit t’i bashkohet deklarata e presidentëve dhe ta kenë deputetët raportin e komisionit Meha, raportin e komisionit ndërkombëtar të Presidentes Jahjaga, raportin e komisionit të Akademisë së Shkencave por raporti i Bulliqit nuk mund të marrë fuqi në Kuvendin e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë