Loading…

Konfirmohet artisti i tretë ndërkombëtar që do të marrë pjesë në ‘Sunny Hill Festival 2022’

  • 24/05/2022 | 19:14

Konfirmohet artisti i tretë ndërkombëtar që do të marrë pjesë në ‘Sunny Hill Festival 2022’

Është konfirmuar një super-artist në listën e atyre që do të performojnë në edicionin e sivjetmë të “Sunny Hill Festival” i cili do të zhvillohet në data 4, 5, 6 dhe 7 gusht.


Fjala është për të nominuarin në Grammy, Diplo.

Artisti, DJ, njihet si legjendë e muzikës elektronike.

Ai ka punuar me një varg emrash të njohur si Justin Bieber, Usher, Ellie Goulding, Madonna, Britney Spears, Chris Brown.

Së fundmi, hit i pakontestueshëm i tij ka qenë projekti “Don’t forget my love”.

Kjo do jetë hera e parë që Diplo do të performojë në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë