Loading…

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-ministrit Hasani dhe kryetarit të Malishevës Begaj

  • 30/11/2021 | 14:47

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-ministrit Hasani dhe kryetarit të Malishevës Begaj

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish– ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ish- zëvendësministrit të kësaj ministrie, kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.


Po ashtu të akuzuar janë edhe nënkryetari i kësaj komune Hajdin Berisha, Drejtori i Gjeodezisë në Komunën e Malishevës, Bashkim Krasniqi, shefi i Gjeodezisë në Komunën e Malishevës Malë Kasniqi, inspektori i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Nazmi Kafexholli dhe Ahmet Rrahmanaj.

Ata po ngarkohen se duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin e tyre zyrtar, kanë krijuar Zonën Ekonomike në Malishevë, në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik me qëllim të shpronësimit të tokave të blera me çmim të ulët, me një çmim shumë më të lartë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar avokati Emrush Kastrati.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 korrik 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Faton Thaqi, Nazmi Kafegjollii dhe Ahmet Rrahmani.

Sipas aktakuzës, Ragip Begaj, Hajdin Bersiha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Nazmi Kafexholli dhe Faton Thaqi, akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë