Audi duket se do të ndjekë hapat e Teslës dhe të ofrojë A9 e saj të ri si një makinë elektrike, një model super luksoz. Kjo makinë është projektuar për të rivalizuar serinë e Mercedes S-Class Coupe dhe atë BMW 8.
Ndërsa makinat ektrike nga Audi pritet të dalin në shitje para 2020’s
Marka gjermane synon të rrisë prodhimin e makinave elektrike për të përfaqësuar gati 25 për qind të prodhimit të saj të përgjithshëm deri në vitin 2025. Ky plan përfshin, së bashku me A9 e ri, një version të prodhimit të e-tron quattro Koncept Q6, dhe një zëvendësim për A3 e-Tron./gazetametro.net