Loading…

Komuniteti rom në Kosovë jetojnë në varfëri të skajshme

  • 08/04/2019 | 20:13

Komuniteti rom në Kosovë jetojnë në varfëri të skajshme

Mehmet Maka nga Plemetini, së bashku me 11 anëtarët e familjes tash e 18 vjet jeton në këto kushte, transmeton Gazeta Metro.

Atij i duhet të përballet çdo ditë me mungesë të gjërave më elementare për jetë. Si kryefamiljar, ai duhet të sigurojë kafshatën e gojës duke punuar punë krahu, raporton Ktv.

Maka ndihet i neglizhuar me trajtimin që, sipas tij, kanë institucionet ndaj komunitetit rom.

Në kushte të vështira, e me probleme të shumta jeton edhe Severxhan Kurti, i cili përkujdeset për familjen. Ai thotë se e ka të vështirë të punojë, pasi që i duhet të kujdeset edhe për babanë e sëmurë. Kurti tregon se me ndihmat që i ofron shteti, nuk po arrijnë t’i përmbushin nevojat elementare për jetë.

Për të siguruar të ardhurat, vëllezërit e tij duhet të dalin për të shitur kanaçe e metale të tjera, për çka janë detyruar ta ndërpresin shkollimin.

Derisa të tilla familje të komunitetit rom jetojnë në këso kushtesh të vështira, në Ditën Botërore të tyre, Zyra e Kryeministri ka zgjedhur të organizojë koktej rasti për ta në ndërtesë të Qeverisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë