Loading…

Komuniteti i Energjisë jep rekomandime për qëndrueshmërinë financiare të Operatorëve të Sistemit të Shpërndarjes

  • 06/10/2022 | 16:28

Komuniteti i Energjisë jep rekomandime për qëndrueshmërinë financiare të Operatorëve të Sistemit të Shpërndarjes

Komuniteti i Energjisë me seli në Vjenë, së fundmi ka publikuar Letrën e Pozicionit (ang. Position Paper) me titull: Ndikimi i Krizës së Fundit të Energjisë në Funksionimin dhe Qëndrueshmërinë e Operatorëve të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Komunitetin e Energjisë – Të Gjeturat Kryesore dhe Rekomandimet. Kjo letër është përgatitur nga Grupi Koordinues i Operatorëve të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Komunitetin e Energjisë (ECDSO-E CG), në koordinim të plotë me vetë Komunitetin e Energjisë.


Bazuar në ligjet kombëtare, si dhe në përputhje me Direktivën Evropiane të Energjisë Elektrike 2009/72/EC, Operatorët e Sistemit të Shpërndarjes duhet të kenë në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme njerëzore, teknike, fizike dhe financiare për funksionimin e sigurt, të besueshëm dhe afatgjatë të sistemit të shpërndarjes.

Letra thekson se të gjitha palët kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, përveç Bosnje e Hercegovinës dhe Ukrainës, janë neto-importues të energjisë elektrike. Andaj, përderisa OSSH-të janë të obliguara të blejnë energjinë elektrike për t’i mbuluar humbjet në rrjetet e tyre të energjisë, dhe meqenëse prodhimet vendore të energjisë elektrike nuk i kanë përmbushur ato nevoja, OSSH-të i janë ekspozuar drejtpërdrejt rritjes enorme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet evropiane, e kjo ka bërë që burimet financiare të OSSH-ve të shterohen dhe për më tepër likuiditeti financiar i tyre të rrezikohet.

Disa nga të gjeturat kryesore të përmendura në letër kanë të bëjnë me:

Tejkalimin enorm të kostove të planifikuara dhe aprovuara të mbuluara përmes tarifave.
Procedurat tarifore nuk ishin mjaftueshëm fleksibile për ta reflektuar realitetin e ri.
Vonesa në njohjen e kostove faktike të humbjeve në tarifat e rrjetit, ka shkaktuar një krizë të rëndë likuiditeti për OSSH-të e ekspozuara ndaj çmimeve të tregut, duke rrezikuar aftësinë e tyre për të ofruar furnizim të besueshëm dhe të vazhdueshëm me energji elektrike për konsumatorët.
Diferenca në mes të humbjeve të lejuara dhe atyre aktuale, ka shkaktuar dëme shtesë të konsiderueshme financiare për OSSH-të.
Kalimi nga format alternative të ngrohjes, në ngrohje me energji elektrike, kërkon përpjekje shtesë nga OSSH-të për të përmbushur kërkesën dhe për të ruajtur stabilitetin e rrjetit.

Gjithashtu, letra jep edhe rekomandimet për politik-bërësit se si të tejkalohen pasojat e krizës së energjisë në rrafshin e OSSH-ve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë