Loading…

Komunat janë optimiste që sot ekzekutohen pagat e mësimdhënësve

  • 07/10/2022 | 15:35

Komunat janë optimiste që sot ekzekutohen pagat e mësimdhënësve

Ministria e Financave sot në orët e paradites ka kërkuar nga komunat që të rikonfirmojnë listat e pagave për mësimdhënësit, duke ua rikujtuar obligimet ligjore, që sipas kësaj ministrie, kanë nga neni 18 i Ligjit për Greva.


Nga kjo ministri kanë thënë se do të procedojnë sot me ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, por si “paradhënie” për orët e humbura gjatë grevës, që thotë se duhet t’i zëvendësojnë mësuesit.

Por, se a kanë filluar komunat ti dorëzojnë edhe njëherë listat e mësimdhënësve në mënyrë që pagat të ekzekutohen sot, ka folur drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai, ka thënë se komunat do t’i kryejnë të gjitha obligimet ligjore.

“Komunat do i kryejnë të gjitha obligimet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi ashtu siç i kanë kryer deri më tani”, ka deklaruar Ibrahimi.

Drejtori Ibrahimi, është shprehur optimist se pagat për mësimdhënësit do të ekzekutohen sot

“Jam shumë optimist që sot do të ekzekutohen pagat dhe do të gëzohen familjet e mësimdhënësve”, ka thënë ai.

Për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit sot është duke u zhvilluar edhe debat në Kuvendin e Kosovës.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka hyrë në grevë që nga 25 gushti.

Greva është pezulluar nga 3 tetori deri në janar të vitit të ardhshëm.

Qeveria e Kosovës, ka ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e sektorit publik për muajin shtator pse të njëjtit ishin në grevë, përpos për mësimdhënësit./frontonline

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë