Asociacioni i Komunave të Kosovës me një njoftim në rrjetin social Facebook, kanë njoftuar se janë përfitues i afro 10 milionë euro së bashku me vendet e rajonit, financim i bërë nga Bashkimi Europian për sektorin energjetik, shkruan Gazeta Metro.
Komunat e Kosovës së bashku me komunat tjera rajonale janë përzgjedhur në këtë projekt.
“Pushteti lokal në Kosovë, përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës do të jetë pjesë e projektit rajonal në vlerë prej 9.33 million euro. Ky projekt do të zbatohet në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Turqi dhe Serbinë”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre ky projekt do të trajtojë tranzicionin energjetik dhe ndryshimet klimatike.
“Projekti “BE4 Tranzicioni i Energjisë: Pakti i Kryetarëve të Komunave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” do të ofrojë tranzicionin energjetik dhe do të trajtojë ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, bëjnë të ditur nga AKK.
Me këtë projekt do të synohet që të arrihen rezultatet e caktuara.
“Komunat janë të autorizuara për të marrë pjesë në një qeverisje me shumë nivele për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të energjisë dhe klimës.
Bashkëpunimi rajonal dhe ndër-rajonal ndërmjet nismave të Këshillit të Ministrave dhe komunave rreth energjisë dhe klimës në Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë mbështet arritjen e qëllimeve të Paktit të Kryetarëve
Plani i Veprimit për Energji të Qëndrueshme dhe Klimë (SECAP) do të zhvillohet.
Projektet e parapara në SECAP-it në një shkallë të zbatohen
Proceset e monitorimit dhe raportimit në përputhje me kërkesat e Paktit të Kryetarëve janë funksionale.
Struktura mbështetëse e Këshillit të Ministrave të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë është funksionale”, shkruhet në këtë njoftim./gazetametro.net