Loading…

Komuna: Në këto vende mund të parkohen veturat që s’do të lejohen të futen në Prishtinë

  • 29/01/2018 | 23:04

Komuna: Në këto vende mund të parkohen veturat që s’do të lejohen të futen në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka thënë se veturat që nuk do të lejohen të futen në kryeqytet që prej së mërkurës në dy intervale kohore, do të parkohen në disa hapësira në hyrjet e Prishtinës.


Zëdhënësi i Komunës, Adonis Tahiri deklaroi se hapësirat ku do të parkohen veturat e ndaluara në hyrje të kryeqytetit veç ekzistojnë.

“Janë hapësirat në hyrje të kryeqytetit, vetëm duhet të orientohet këto vetura”, deklaroi Tahiri për Insajderin.

Por, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës ceku vetëm dy parkingje, ku sipas tij mund të parkohen veturat e ndaluara.

“Mund të parkohen tek ETC dhe po ashtu mund të parkohen edhe tek QKU-ja”, u shpreh Tahiri, teksa fliste rreth planit të Komunës dhe Ministrisë së Ambientit për t’i ndalimin e mijëra veturave që i drejtohen kryeqytetit çdo ditë.

Në takimin e përbashkët të mbajtur sot mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ambientit, palët u dakorduan që nga 31 janari të fillohet me zbatimin e masave emergjente, që janë të përkohshme deri në një vendim tjetër, bën të ditur Komuna e Prishtinës, nëpërmjet një njoftimi.
“Do të sigurohen hapësira për parkim në hyrje të kryeqytetit, derisa të tejkalohet kjo fazë emergjente. Në të dyja rastet, do të shfrytëzohen pa pagesë autobusët e Trafikut Urban, që do të stacionohen në pikat më të frekuentuara”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë