Loading…

Komuna e Prishtinës u paguan pushimet punëtorëve, ja sa para shpenzoi (dokument)

  • 05/07/2017 | 16:59

Komuna e Prishtinës u paguan pushimet punëtorëve, ja sa para shpenzoi (dokument)

Pak kohë para zgjedhjeve lokale, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vendosur që të qeras punëtorët e tij me nga një vikend në bregdetin shqiptar.


“Kush ka mundësi të paguaj autobusin vet, ka kohë të lirë dhe dëshiron që të kalojë një vikend në Durrës, shpenzimet i ka të paguara nga Komuna”. Kështu disi u ishte thënë para dy jave të gjithë shërbyesve civilë të

Komunës së Prishtinës nga autoritet komunale.

Disa autobusë u nisën për në Durrës më 16 qershor për t’u kthyer në Prishtinë më 18, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ka mësuar se zyrtarët komunal qëndruan vetëm dy ditë në hotel “Bonita” në Durrës, për aq kohë ishte edhe plani finaciar i Komunës. Udhëtimin e paguan vetë.

Akomodimi, mëngjesi, fjetja, dreke dhe darke u paguan nga Komuna e Prishtinës.

Ky ekskursion, buxhetit të Komunës së Prishtinës i kushtoi 5000 euro. Për të mbuluar shpenzimet e krijuara, kryetari Shpend Ahmerti të enjten ka nxjerr vendim që mjetet e shpenzuara të merren nga kategoria e subvencioneve.

“Për udhëtimin e cekur në pikën i te kedi vendimi, ndahet shuma prej5000 (pesë mije) ë,nga kategoria e subvencioneve. ‘Mjetet e cekura në pikën II te këtij vendimi, do të shpenzohen për akomodim, mëngjes, fiet1e, dreke dhe darke”, thuhet në vendimin e kryetarit Shpend Ahmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë