Loading…

Komuna e Prishtinës shpall gjendje të jashtëzakonshme, i bëjnë thirrje Qeverisë të veprojë

  • 26/09/2017 | 20:01

Komuna e Prishtinës shpall gjendje të jashtëzakonshme, i bëjnë thirrje Qeverisë të veprojë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një publikimi në Facebook, ka bërë të ditur që Komuna që ai drejton ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pasi situata me qentë endacakë ka arritur nivel alarmant, përcjell gazetametro.net


Ahmeti tha që për këtë çështje, Komuna u ka dërguar letra Qeverisë e Presidencës para dy vitesh, për ta ngritur nivelin e sigurisë në nacional, por thotë se nuk ka marrë përgjigje.

“Situata me qentë endacakë ka arritur nivelin alarmant. Tash u bënë dy vite që i kam dërguar letra qeverisë e presidencës për ta ngritur çeshtjen ne nivel nacional të sigurisë por nuk kam përgjigje. E kam potencuar se komunat nuk e kanë as mundësinë e as instrumentet me u ballafaqu me këtë dukuri vetë”, ka shkruar Ahmeti.

“Ne nuk mundemi as ta ndryshojmë legjislacionin e as ta zgjedhim problemin vetëm brenda kufijve tonë. Përkundër faktit që ndajmë mjete për çdo vit qe dy herë nuk aplikon askush në shpalljen e prokurimit. AVUK është përgjegjës për vendime edhe kjo Agjenci e nivelit qëndror”.

Tutje, Kryetari i Prishitinës i ka bërë thirrje Kryeministrit Haradinaj që të ngrisë gjendjen e gatishmërisë.

“Duhet dhe mund të mobilizohet AVUK, Universiteti i Prishtinës, FSK, organizatat për mbrotjen e kafshëve, komunat edhe secili komunitet por duhet të bëhet tani”.

“Ne, sot kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në komunën tonë që të mund të marrim vendime të shpejta të kontraktimit në përputhje me ligjin por druajmë se nuk mjafton”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë