Loading…

Komuna e Prishtinës rrënoi tarracën për të cilën dha leje (Foto)

  • 27/01/2017 | 22:07

Komuna e Prishtinës rrënoi tarracën për të cilën dha leje (Foto)

Ndonëse kishte marrë pëlqimin e Komunës së Prishtinës për ndërtimin e një tarrace dimërore në hapësirë publike, dhe për këtë kishte paguar shumën e caktuar nga Komuna që drejton Shpend Ahmeti, Drejtoria e Inspektoratit ka urdhëruar të premten rrënimin e këtij objekti, i cili ishte pjesë e një investimi  në një kafe në rrugën B të kryeqytetit.


Komuna e Prishtinës i dha rëndësi të madhe rrënimit të një tarrace dimërore të një lokali në rrugën B të kryeqytetit. Madje kjo u bë në ditën kur drejtuesit e këtij lokali kishin planifikuar ta bënin hapjen e kafenesë ‘Balcony’.

Por, drejtuesit e këtij lokali afarist thonë se kishin marrë pëlqimin e komunës për ta ndërtuar tarracën  dimërore dhe për shfrytëzimin e hapësirës publike.

Menaxheri  Admir Zeneli i ka prezantuar Gazetës Express dokumentin që komuna e Prishtinës ua dha pronarëve të lokalit në fjalë për këtë ndërtim.

Ai tregon se kishin kryer edhe obligimet me pagesë ndaj komunës për shfrytëzimin e hapësirës publike.

16358654-10208454758222906-2140619440-n_1485550030-7528936

“Më 23 dhjetor 2016 kemi paguar 851 euro si qira për ta shfrytëzuar këtë hapësirë publike për ta shfrytëzuar për vendosjen e tavolinave tendës dimërore para lokalit, siç na ishte përcaktuar në pëlqimin që Komuna e Prishtinës na kishte dhënë më 15 dhjetor 2016”, tregon ai.

Në dokumentin për pëlqimin që ka dhënë komuna, aty specifikohet hapësira publike që do ta shfrytëzojë lokali dhe vendosja e tendës dimërore, dhe jepet vlerësimi i komisionit të përcaktuar nga Komuna e Prishtinës.

Megjithatë, Inspektorati ka urdhëruar rrënimin e saj, të cilin e ka bërë të premten. Menaxheri i lokalit dyshon se ka prapavijë pas gjithë këtij, siç thotë ai spektakli që u bë, në ditën kur ishte paraparë të niste punën kjo kafene.

“Janë standarde të dyfishta. Jemi të vetmit që kemi këtë leje në këtë rrugë, dhe të vetmit që na rrënuan tarracën”, thotë Zeneli.

Ndryshe, Komuna e Prsihtinës në njoftimin e saj thotë se tarraca se u rrënua ishte pa leje dhe si pasojë pas rrënimit kafenesë ‘Balcony’ i është ndaluar edhe punimet deri në paraqitjen e pronarit në inspektorat.

16295825-10208454758262907-53645811-n_1485550036-7634897

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë