Loading…

Komuna e Prishtinës hap panairin e prodhimeve bujqësore

  • 01/11/2018 | 07:55

Komuna e Prishtinës hap panairin e prodhimeve bujqësore
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, për herë të parë në Kryeqytet, do të hapet panairi i prodhimeve vendore bujqësore


Ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet bujqësore prodhuese e përpunuese të territorit të Prishtinës, do t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, me ç’rast vizitorët e panairit do të njoftohen për së afërmi me prodhimet vendore.

Nën moton “Mendo për nesër, blej prodhime vendore”, ky panair ka për qëllim që të promovojë prodhuesit bujqësorë vendorë, ashtu që të kemi zhvillim rural të qëndrueshëm.

Panairi do të jetë i hapur më 1, 2 dhe 3 nëntor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë