Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës shpallë thirrjen per fazën e parë për mbështetje të projekteve përmes subvencioneve për projekt propozimet në fushën e kulturës: arte vizuele, botime, festival, fim, manifeshtime e organizime, mbështetje vjetore, muzikë dhe teatër.
Të interesuarit duhet të përmbushin kriteret si në vijim: Të plotësojnë dhe dorëzojnë të nënshkruar formularin për aplikim, i cili mund të shkarkohet nga ueb faqja e Komunës, të përfundojnë realizimin e projektit deri me 30 qershor 2017, të prezantojnë dëshmi për sigurimin e 20% të fondeve të planifikuara, të dorëzojnë të gjitha dokumentet e kërkuara në formularin për aplikim. Shpenzime të cilat nuk do të mbështeten janë ato administrative, renovime, blerje të pajisjeve, dhurata, shpërblime, dhe të ngjashme.
Projekt propozimet mund të dorëzohen në zyrën pritëse, sporteli nr.5 në Komunën e Prishtinës (objekti i vjetër) deri më 20 shkurt 2017.
Formulari për aplikim mund të shkarkohet vegzën:
http://kk.rksgov.net/prishtina/Municipality/Departments/Kultures,Rinise,Sportit/Subvencionet/Subvenci one/Formularet-per-aplikim.aspx. /gazetametro.net