Loading…

Komuna e Ferizajt rrit shumën e kompenzimeve për shpenzimeve të varrimit në 250 euro

  • 27/12/2019 | 15:18

Komuna e Ferizajt rrit shumën e kompenzimeve për shpenzimeve të varrimit në 250 euro

Mbeshtetja e komunës së Ferizjat për shpenzimet e varrimit rritet nga 200 në 250 euro, Memorandumi i Bashkëpunimit me ndryshime u nënshkrua sot nga Kryetari i Komunës Agim Aliu me drejtuesit e bashkësive fetare, shkruan Gazeta Metro.

Sot Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me drejtuesit e bashkësive fetare për mbulimin e shpenzimeve të varrimit të cilat do të jenë në vlerë prej 250 euro.

Përmes një komunikate për media u njoftuan qytetarët se të pranishëm në takim ishin Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt Bujar Hasani, drejtuesi i Kishës Katolike Don Viktor Sopi, prifti ortodoks Trajko Vlajkoviq dhe përfaqësuesi i komunitetit protestant Nazmi Berisha, me çrast edhe u nënshkrua ky memorandum.

“I pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe klerin fetar, atë mysliman që e përfaqësonte Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, Bujar Hasani, atë katolik që e përfaqësonte drejtuesi i Kishës Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, Don Viktor Sopi, priftin ortodoks Trajko Vlajkoviq dhe përfaqësuesin e komunitetit protestant, Nazmi Berisha nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit dhe Financimit që parasheh mbulimin e shpenzimeve të varrimit në shumën prej 250.00€ e paraparë kjo edhe me vendimin e Kuvendit të Komunës. Përfitues nga kjo marrëveshje do të jenë të gjithë qytetarët ferizajas, përfshirë edhe qytetarët që nuk i përkasin bashkësive fetare” thuhet në komunikatë,/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë